Real Madridi, tenton rikthimin e Rafa Marin

Real Madridi, tenton rikthimin e Rafa Marin

Para pak kohësh Rafa Marin nisi një tjetër eksperiencë me Napolin, i cili nuk gjeti hapësira tek Reali Madridit.

Mirëpo, gjithçka ka ndryshuar për spanjollin, një lojtar që po befason në kampionatin italian.

Drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ kanë nisur negociatat për ta rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, për të cilin bardhekaltërit investuan 12 milionë euro.

Eksperienca me ish kampionet e Serisë A nuk po shkon siç mendohej pasi nuk është aktivizuar aq sa duhet nga traineri Antonio Conte.

Ky skenar i jep shansin për të ndryshuar destinacion shumë shpejt, konkretisht në merkaton e janarit, i cili nga specialistët konsiderohet se do të jetë një ndër përfaqësuesit më cilësorë të kombëtares ‘’ La Furia Roja ‘’ në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë, ‘’ Los Blancos ‘’ për sa i përket repartit defensiv po përjetojnë një moment jo të mirë për arsye të dëmtimeve dhe Rafa Marin mund ti shërbejë deri në fundin e sezonit.

Rikthimi i 22 vjeçarit në shtëpi do të ishte një gëzim i dyfishtë, fillimisht sepse mund të përfaqësojë përsëri klubin e zemrës dhe mund të aktivizohet si titullar nga traineri Carlo Ancelotti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy