
Fakti se shumë klube të njohura po luftojnë për shërbimet e tij e lartësojnë edhe më shumë karrierën e talentit Karim Adeyemi. Liverpoolit dhe Chelseat i është bashkuar edhe Barcelona , e cila po vuan prej një kohe të gjatë për lojtarë cilësorë që do të mund ti krijojnë terrenin kësaj skuadre për tu rikthyer në kohët e arta .
Mungesa e Lionel Messit i ka ndëshkuar shumë katalanasit me të cilin arritën të triumfojnë në çdo kompeticion në të kaluarën por nuk i mbetet gje tjetër veçse të shikojnë përpara . Sulmuesi gjerman ka dhënë shumë shpejt për të kuptuar se e pret një e ardhme e shkëlqyer dhe sakrificat e bëra me Red Bull Salzburgun po i sigurojnë pretendentë ditë pas dite .
Sinjalet për ‘’ The Redsat ‘’ dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ tashmë janë të qarta dhe duhet të bëjnë shumë kujdes sepse Barcelona mund ti befasojë në momentet e fundit. Këtë fakt e konfirmojnë portalet ‘’ Daily Express ‘’ dhe ‘’ Sport ‘’ në të cilat thuhet se agjenti i 19 vjeçarit Manni Swachbl e ka hedhur hapin e parë në lidhje me negociatat me ‘’ Blaugranët ‘’ , gjë që mund ti lërë prapa anglezët për transferimin e Karim Adeyemit .
Pavarësisht se është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë, javët vijuese do ti vënë pikat mbi i në lidhje me këtë operacion shumë shpresëdhënës për të ardhmen e skuadrave në fjalë .
Mund të thuhet me plot gojën se Karim Adeyemi është një lojtar shumë i privilegjuar sepse të pretendohesh nga kocka te forta të futbollit europian dhe më gjerë në një moshë të tillë thekson një sukses në vetvete .
11 gola në 13 ndeshje konsiderohen një statistikë e mrekullueshme në një ndër ekipet më të famshme të Austrisë .



