Theo Hernandez, në dyshim e ardhmja tek Milani

Theo Hernandez, në dyshim e ardhmja tek Milani

  Mungesa e efektivitetit në sezonin aktual e ka vënë në dyshim qëndrimin e Theo Hernandezit tek Milani.

Francezi është larg paraqitjeve të dikurshme, edhe pse tashmë ka më shumë përgjegjësi tek ‘’ Djalli ‘’ për arsyen e të qënit kapiten.

Traineri Paulo Fonseca është shprehur i pakënaqur me rendimentin e francezit, i cili mund ta lërë në stol në sfidat e ardhshme.

Ky fakt është përforcuar nga kritikat e shtuara në drejtim të 27 vjeçarit, ashtu siç është bërë me dije nga ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’.

Të jesh pjesë e një klubi të madh si shtatë herë kampionët e Champions League është një motiv më tepër për të dhënë më të mirën por nëse nuk je në nivelin e duhur, kritikat bëhen të paevitueshme.

Në një situatë të njëjtë është gjendur edhe sulmuesi Rafael Leao në të shkuarën, i cili i ka hedhur pas krahëve problematikat dhe momentalisht është një referent në ofensivën e ish fituesve të Serisë A.

Numri një i stolit pret që gjithçka të ndryshojë në vijimësi , duke qenë se ishi i Real Sociedadit është një komponent shumë i rëndësishëm në 11-she.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy