Jose Mourinho i shkel syrin  Donnarummas

Jose Mourinho i shkel syrin Donnarummas

Pas mosarritjes së akordit me Milanin GianluigI Donnarummas do ti duhet të gjejë një tjetër strehë.  Italiani tashmë është shëndërruar në një ndër lojtarët më pikantë të  merkatos që është prapa dere  dhe do të jetë me sy e veshë i fokusuar tek ofertat .  Në të kaluarën për 22 vjeçarin interesohej me një këmbngulje shumë të madhe Real Madridi por sipas Caciomercatos  tashmë do të garojë kundër   Romës . Me Jose Mourinhon në stol  ‘’ Verdhekuqëve ‘’ nuk i mbetet tjetër gjë veçse të shtojnë intensitetin ditë pas dite sepse  portugezi ka një karakter shumë të veçantë dhe njëkohësisht fitues , të cilin kërkon ta demostrojë totalisht edhe tek italianët .    ‘’ The Special One ‘’ pretendon me çdo kusht rikthimin e Romës në një rival për tu mposhtur  në Scudetto  dhe një mentalitet i tillë nuk lë  vend për gabime . 

Projekti I ndërmarrë  nga 58 vjeçari nga  Setubal është i lidhur absolutisht  me suksesin dhe Gianluigi Donnarumma e garanton totalisht këtë objektiv poshtë tre shtyllave .  Në funksion të kësaj ideje është  spanjolli Pau Lopez të cilit Jose Mourinho i ka treguar daljen dhe me opsionin e gardianit të Milanit gjithçka ndryshon për mbarëvajtjen e portës  .

Për shtatlartin italian s’duhet anashkaluar as interesi i Juventusit dhe Real Madridit  por akoma nuk i kanë dhënë sinjalet e duhura  në lidhje me këtë tentativë,   fakt që  e motivon  Jose Mourinhon të ëndërrojë  për ta transferuar në kryeqytetin italian . Ky operacion konsiderohet si shumë i guximshëm nga gjeniu i trainingut dhe nëse Roma do të ketë fatin për ta transferuar në ‘’ Olimpico ‘’ do të ishte një ndër lëvizjet më të bujshme  të  merkatos.

  Marrja e drejtimit të pankinës  nënkupton një përgjegjësi shumë të madhe për luzitanin  sepse mbetet një peshë specifike në Itali dhe më gjerë  por objektivi parësor i drejtuesve  është rikthimi tek trofetë e  rëndësishëm dhe Jose Mourinho është një garanci që nuk ka nevojë për koment pavarësisht se etapa e kaluar tek Tottenham Hotspuri  rezultoi një njollë e zezë në karrierë sepse ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ u detyruan ta largonin nga ‘’ White Hart Lane ‘’ për arsye të rezultateve të dobëta . 

    

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy