
Migen Memelli do të vazhdojë të jetë në stolin e Skënderbeut. Pas humbjes me Kukësin, trajneri i korçarëve meditoi në një farë mënyrë largimin, duke thënë se do të reflektonte për të ardhmen.
Megjithatë klubi bardhekuq ka vendosur të mbajë Memellin në drejtimin e ekipit. Ka qenë vetë presidenti Takaj, që i ka dhënë besim pogradecarit për të vazhduar në drejtimin e skuadrës.
Pas 17 javëve të para të kampionatit, Skënderbeu mban vendin e 8-të me 16 pikë dhe është në luftë për mbijetesën.



