
Pas merkatos së kaluar verore , gjatë të cilës shpenzuan 200 milionë euro , drejtuesit e Manchester United s’kanë të ngopur sepse duan me çdo kusht të rikthehen në elitën e futbollit anglez dhe jo vetëm.
Botërori i Katarit nxorri në pah potencialin e shumë lojtarëve dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ e konsiderojnë periudhën e transferimeve mjaft të rëndësishme për arritjen e objektivave.
Pas Gonçalo Ramos , Gapko dhe Pulisic , anglezët po mendojnë edhe për fundin e sezonit dhe sipas ‘ The Sun ‘’ do të tentojnë gjatë verës për arritjen e akordit me Jude Bellingham dhe Frenkie De Jong , kundrejt një oferte prej 230 milionë eurosh.
Kartoni i anglezit vlerësohet me 150 milionë euro ndërsa ai i ishi-t të Ajaxit me 80 milionë euro.
Traineri Ten Hag e njeh shumë mirë bashkombasin , të cilin e kishte nën urdhërat e tij gjatë eksperiencës me kryeqytetasit dhe pretendon të formojë një ekip shume kompetitiv , sidomos në mesfushë, aty ku 20 herë kampionët e Premier Leagues kanë hasur shumë vështirësi.
Dihet botërisht se Manchester United është një ndër klubet më të pasur në botë dhe drejtuesit parashikojnë një investim prej 600 milionë eurosh për të rikthyer buzëqeshjen në magjikun ‘’ Old Trafford ‘’.
Mungesa e titujve vijon të jetë një shqetësim për këtë klub dhe drejtuesit e tij do të shfrytëzojnë në maksimum merkaton për ta finalizuar njëherë e mirë këtë kapitull .



