Humbja me Vllazninë, Tetova: E përgatitëm si mini-finale, duam t’i japim minutazh të gjithëve

Humbja me Vllazninë, Tetova: E përgatitëm si mini-finale, duam t’i japim minutazh të gjithëve

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas humbjes me Vllazninë.

Tetova deklaroi se sfida ishte përgatitur si një mini-finale për “Final Four” në fund dhe në lidhje me ndryshimet e bëra, tha se donte t’i jepte minutazh të gjithë lojtarëve.

Pas ecurisë së mirë që Vllaznia kishte, e kishim përgatitur si një mini-finale e “Final Four”. Ishte ndeshje e mirë nga të dyja ekipet. Jam i kënaqur me atë që skuadra tregoi në fushë. Duhet ta hedhim pas krahëve këtë humbje.

11-shja është e njëjtë prej dy vitesh, me pak ndryshime. Ideja është që të fusim lojtarë në manovra të ndryshme dhe për t’i dhënë minutazhin e duhur lojtarëve.  

Ka luhatje. Përveç Ibrahimoglu dhe Montenegro, provuam edhe ... Menduam t’i japim 45 minuta dhe mendoj se futet te pozitivët. Dua të falënderoj çunat në stol, për këto lëvizje që po bëjmë. Nuk dihet si shkon deri në fund dhe na duhet minutazh.

Një arsye e ndryshimeve, ishte për të pasur minutazh të tjerët dhe për të qenë gati për Kupën, në ndeshjen me Laçin. Do jetë ndeshje e fortë. Laçi ka ndryshuar. Do jemi vigjilentë dhe të përqendruar të mërkurën.

Gjatë orarit të derbit kemi qenë në udhëtim dhe e kemi ndjekur pak. Nuk mund të jetë përcaktuese një ndeshje e kampionatit. Doza e emocionit në derbi nga tifozeritë është e madhe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy