
Trajneri Rudi Gracia nuk do të vazhdojë më në drejtimin e skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassr.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se tekniku francez ka dhënë dorëheqjen dhe nuk dëshiron të vazhdojë më në drejtimin e ekipit, ku aktivizohet edhe Cristiano Ronaldo.
Shkak për këtë vendim, janë bërë disa përplasje që trajneri ka pasur me lojtarët. Madje thuhet se edhe Ronaldo nuk ishte i kënaqur me mënyrën e trajnimit nga Garcia.
Në orët në vijim, pritet të zyrtarizohet edhe trajneri i ri që do të marrë drejtimin e Al Nassr.



