
Në orët e fundit drejtuesit e Real Madridit i janë futur seriozisht punës me qellimin e përforcimit të ofensivës gjatë merkatos së verës.
Alternativat janë disa dhe së fundmi një ndër lojtarët që është përfolur më së shumti është Benjamin Sesko.
Vlera e kartonit të 20 vjeçarit i arrin 40 milionë eurot dhe nëse do ta arrijnë marrëveshjen , drejtuesit e kryeqytetasve kanë menduar huazimin tek Leipzigu gjatë sezonit 2024-2025 për tu përmirësuar në të gjitha aspektet dhe në një të ardhme të afërt të vihet në dispozicionin e trainerit Carlo Ancelotti.
Disa ekipe janë interesuar për golashënuesin slloven dhe ‘’ Galaktikët ‘’ do të tentojnë të tregojnë edhe njëherë dominimin gjatë periudhës se transferimeve pasi siç dihet në çdo sezon pretendojnë të bashkjetojnë me suksesin.
Ishi i Salzburgut aktualisht konsiderohet si një ndër lojtarët më premtues për të ardhmen, i cili deri më tani duke iu referuar këtij sezoni, numëron 3 gola në 6 sfida me gjermanët.



