
Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shfaq i bindur, se Shqipëria do të fitojë ndaj Izraelit.
Starova deklaroi se te ekipi kuqezi nuk diskutohet shpirti i garës, ndërsa shtoi se është bërë modë, që kur përmendet Reja, përmendte edhe trajneri i kaluar, De Biasi.
Ne themi që kemi mungesa, por Izraeli qenka për të qarë hallin. Kanë mungesa shumë të rëndësishme. Ne e kemi bërë modë, që po përmendëm trajnerin Reja, e përmendim De Biasin.
Unë mendoj se këtë ndeshje e fitojmë me 99%. Duke parë edhe mungesat e Izraelit, mendoj se e fitojmë. Për mua ekipi kombëtar, nuk e diskuton shpirtin e garës.



