
Largimi i mundshëm i Mike Maignan nga Milani sigurisht i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Milanit për t’ia gjetur sa më shpejt zëvëndësuesin.
Menjëherë Alisson Becker është bërë pjesë e planeve të kuqezinjve, një portier tejet cilësor, i cili po zhvillon sezonin e tetë në ‘’ Anfield Road ‘’.
Braziliani e ka provuar veten në Serinë A në të shkuarën tek Roma, kontrata e të cilit përfundon në 2027-tën.
Pavarësisht se objektivi i 33 vjeçarit është qëndrimi tek ‘’ Të Kuqtë ‘’, traineri i Milanit Massimilliano Allegri vlerëson eksperiencën e tij, i cili konsiderohet një ndër më të spikaturit në Europë.
Mirëpo çdo gjë do të varet nga drejtuesit e anglezëve, duke qenë se është portieri titullar, së dyti nga kapaciteti i krerëve të Milanit për të përballuar vlerën e kartonit dhe së treti nga dëshira e protagonistit për tu transferuar në ‘’ San Siro ‘’.
Pa dyshim merkatoja verore do të jetë përcaktuese për karrierën e Alisson Becker, i cili do të jetë një ndër emrat më të lakuar të kësaj periudhe.
Sezoni aktual është i teti për portierin e lindur në Novo Hamburgo tek ish fituesit e Champions Leagues, një referent ndër vite poshtë tre shtyllave.



