
Ecuria premtuese e Michael Carrick tek Manchester United i ka bërë të reflektojnë drejtuesit dhe të marrin një vendim.
Anglezi shikohet si traineri i ardhshëm i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe sipas ‘ The Athletic ‘ tashmë ja kanë bërë një ofertë.
Bëhet fjalë për zgjatjen e kontratës për dy sezone plus një të tretë, gjithmonë në varësi të performancave.
Të jesh pjesë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues, sidomos gjatë një periudhe me shumë ulje-ngritje nuk është e lehtë dhe 44 vjeçari ja ka dalë mbanë.
Mbetet për tu parë përgjigjja e ish mesfushorit të gjigandëve të Anglisë dhe Europës, i cili është i fokusuar momentalisht tek ndeshja e fundit e sezonit, të dielën kundër Nottingham Forestit në ‘’ Old Trafford ‘’.
Sigurisht duhet shumë punë gjatë merkatos së verës sepse Manchester United e ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube.



