
Me kalimin e viteve Jan Oblak është konsideruar një ndër më të mirët në botë .
Atletico Madridi ka fatin të paturit një portieri si slloveni por kohët e fundit disa klube janë interesuar për gardianin e ‘’ Los Colchoneros ‘’.
29 vjeçari e finalizon kontratën në fundin e sezonit dhe tashmë do të luhet një supersfidë angleze për ishi-n e Benfikës .
Manchester United dhe Tottenham Hotspuri i kanë shpallur luftë njëra- tjetrës dhe në rastin e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ Antonio Conte e konsideron zëvëndësuesin ideal të Hugo Lloris , ndërsa në ‘’ Old Trafford ‘’ nuk janë ende të sigurtë për qëndrimin e David De Geas , kontrata e të cilit me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ është drejt përfundimit.
30 milionë euro do të kërkojnë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për Jan Oblak i cili numëron nëntë sezone nën urdhërat e Cholo Simeones dhe këtë arritje e ka plotësisht të merituar .
Patjetër që nëse e analizojmë këtë histori në aspektin ekonomik , 20 herë kampionët e Premier Leagues janë shumë më të avantazhuar por në ‘’ White Hart Lane ‘’ figura e Antonio Contes spikat sepse mbetet një ndër trainerët më të mirë në botë dhe jep siguri në stolin e ‘’ Spursave ‘’.



