
Transferimi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ nuk ka rezultuar ashtu siç parashikohej për sulmuesin Matheus Cunha .
Braziliani nuk e ka gjetur veten në skemat e Diego Simeones të cilat janë të përbëra nga lojtarë shumë të njohur si Antoine Griezmann , Luis Suarez , Joao Felix , Angel Correa , Carrasco dhe Joao Felix ndër të tjerë . Me një organikë të tillë çdo lojtar do ta kishte të vështirë të shëndërrohej në protagonist tek një ndër skuadrat e momentit .
Fakti se drejtohen nga ‘’ El Cholo ‘’ thekson shumë përgjegjësi sepse e ka demostruar ndër vite se është një ndër trainerët më të mirë dhe sezonin e kaluar puna konstante e tij i dha frytet .
Fitimi i La Ligas edhe pse pas shumë vitesh tregon se ky trainer ka ndryshuar tërësisht historinë e ‘’ Los Colchoneros ‘’ duke i shëndërruar në një rival që tremb çdokënd.
Niveli impresionues i lojtarëve e kanë lënë disi në prapavijë 22 vjeçarin por për të është shfaqur një dritë në fund të tunelit .
Flitet për interesin e Arsenalit dhe Borussia Dortmundit , skuadra që janë në rindërtim e sipër dhe konsiderohen të vështria për tu mposhtur në çdo kompeticion pjesëmarrës . Nëse i referohemi ‘’ Topchinjve ‘’ , duhet theksuar se janë drejt rimëkëmbjes pasi sezoni i kaluar për herë të parë në shumë vite nuk i krijoi mundësinë e të qënit pjesë e Europës.
‘’ The Gunnersat ‘’ janë përballë një situate të ndërlikuar sepse Alexandre Lacazette është drejt largimit nga ‘’ Emirates Stadium ‘’ dhe Matheus Cunha është një alternativë që mund ti vijë në ndihmë kryeqytetasve për të mos përsëritur të kaluarën.
Vlera e kartonit të sulmuesit të talentuar arrin 30 milionë eurot dhe besohet se nuk përbën problem për arkat e Arsenalit .
Në rastin e ‘’ Verdhezinvje ‘’ situata është paksa ndryshe sepse e ardhmja e Erling Haaland në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ nuk është aspak e sigurtë . Norvegjezi ka treguar se është një lojtar unik dhe rekordmen i pashoqë sepse me vetëm 21 vite mbi supe vijon të impresionojë në kontinentin e vjetër duke magjepsur çdo klub të njohur .
Duhet shtuar se Matheus Cunha e njeh shumë mirë Bundesligën për shkak të eksperiencës me Hertha Berlinin që i shërbeu si trampolinë për tu transferuar tek ‘’ Los Rojiblancos “ .



