
Prej kohësh drejtuesit e Manchester United janë në kërkim të një trajneri, si pasues të Ole Gunnar Solskjaer.
Preferenca e parë është Mauricio Pochettino, por ky i fundit është nën kontratë me PSG dhe arritja e një marrëveshje në këto momente është shumë e vështirë. Për këtë arsye, te Manchester kanë filluar të mendojnë për një trajner të përkohshëm.
Sipas asaj që raporton “Goal”, drejtuesit e United, kanë nisur bisedimet me ish-trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, për t’ia besuar atij drejtimin e skuadrës të paktën deri në fund të sezonit. 57-vjeçari është papunë dhe e shikon me interes, një kalim të mundshëm te Manchester United.



