Milani kërkon sulmuesin Abraham, ofron shkëmbim me kapitenin Calabria

Milani kërkon sulmuesin Abraham, ofron shkëmbim me kapitenin Calabria

Milani prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi. Pas Alvaro Moratës, kuqezinjtë duan edhe një tjetër lojtar për repartin e avancuar.

Dëshira e madhe e drejtuesve, por edhe e trajnerit Paulo Fonseca, është sulmuesi i Romës, Tammy Abraham.

Kryeqytetasit kërkojnë 25 milionë euro dhe nuk pranojnë të ulen në tavolinë për një ofertë më të vogël.

Në këtë situatë, te Milani kanë zgjedhur të sakrifikojnë kapitenin. Sipas mediave italiane, drejtuesit kuqezi kanë ofruar në shkëmbim mbrojtësin e djathtë Davide Calabria, i cili pëlqehet shumë nga trajneri De Rossi.

Priten bisedime të tjera mes palëve në ditët e ardhshme, kur do të merret edhe një vendim përfundimtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy