Verstappen fiton në Malajzi. Vettel niset i fundit dhe përfundon i katërti

Verstappen fiton në Malajzi. Vettel niset i fundit dhe përfundon i katërti

Ka përfunduar me surpriza gara e radhës në Formula 1.

Në kohën kur të gjithë prisnin një duel mes Ferrarit dhe Mercedes, në maj të podiumit është ngjitur Max Verstappen me Red Bull.

Piloti hollandez ka regjistruar fitoren e tij të dytë në karrierë, por që në këtë sezon i jep shansin të festojë në mënyrën më të mirë të mundshme 20-vjetorin e lindjes. 

Surprizat jo të mira për Ferrarin rishfaqen në start, me Kimi Raikkonen i cili nuk niset, ndërkohë që Ferraristi tjetër i Sebastian Vettel ndodhej në fund. Gara duket më e lehtë për kampionin e botës
Lewis Hamilton që kishte një pistë krejtësisht e lirë në dukje, por makinat Red Bull pas tij ishin në një ditë shumë të mirë.

Verstappen e parakalon shumë shpejtë liderin e Botërorit, duke e udhëhequr garën deri në fund i pashqetësuar, ndërkohë që nga prapavija Vettel dhuron spektakël duke parakaluar shumë shpejt këdo kishte përpara dhe në gjysmën e garës e gjen veten në vendin e katërt. 

“Kokëkuqja” dhe piloti i tyre gjerman për pak menduan të arrinin edhe podiumin në një duel që zgjati disa xhiro me Daniel Ricardon e vendit të tretë, por gjithçka u bë e pamundur pasi gomat e Ferrarit çeduan dhe detyruan Sebastian Vettelin që të kënaqej me vendin e katërt, që i zbeh dukshëm shanset për titullin kampion. 

Dhe megjtihatë, si për të mbyllur këtë fundjavë të zezë, makina Ferrari me numrin 5 as nuk mundi të shkojë vetë në bokse në fundin e garës, pasi Vettel u godit nga Lance Stroll në xhiron e përshëndetjes.

Kampionati udhëhiqet nga piloti britanik Hamilton që ka 34 pikë avantazh ndaj Vettel, me Botërorin që i afrohet finishit. Në podium pati vend edhe për pilotin tjetër Ricciardo, duke konfirmuar se pista e Kuala Lampur është e përshtatshme për makinën Red Bull, ndërsa Vettel kënaqet me vendin e 4-t, por i vetëdijshëm se ky ishte maksimumi, pasi rikuperoi 16 pozicione.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy