
Paris St Germain ka vendosur ti bëjë një surprizë Barcelonës në orët e fundit . ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë kontaktuar me drejtuesit e katalanasve për ti ofruar brazilianin Neymar .
Sipas ‘ El Chiringuito de Jugones ‘’ bëhet hera e disatë që emri i ishi-t të Santosit lidhet me spanjollët dhe duke iu referuar këtij operacioni kryeqytetasit janë të gatshëm të pranojnë 50 milionë euro për largimin e 30 vjeçarit në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Në merkaton e 2017 -tës , francezët investuan 222 milionë euro për yllin e ‘’ Seleçaos ‘’ duke e shëndërruar në një ndër blerjet më të shtrenjta të historisë së futbollit .
Duhet theksuar se prioriteti i Xavi Hernandezit për sulmin mbetet Robert Lewandowski por nëse kjo marrëveshje nuk do të finalizohet me sukses nga ‘’ Los Cules ‘’ , Neymar Junior mund ta veshë përsëri bluzën kuq e blu sepse ‘’ Camp Nou ‘’ mbetet destinacioni i preferuar.
E kaluara e favorizon rikthimin e sulmuesit nga Sao Paolo në Katalunjë , aty ku formoi një nga treshet më fantastike në futboll me Lionel Messin dhe Luis Suarezin me të cilët fitoi shumë trofe të rëndësishëm duke përfshirë edhe Champions Leaguen .
Historia e ka treguar se në shumë raste lojtarët e njohur e rikthejnë vëmëndjen tek e kaluara dhe për Neymar Juniorin një rikthim tek Barcelona do të ishte një respekt ndaj këtij klubi madhështor i cili me largimin e treshes magjike ka humbur shumë terren në vitet e fundit.



