Trajneri Thiago Motta e ka nisur me fitore në kampionat aventurën në stolin e Juventusit.
Bardhezinjtë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Como-s në shtëpi. “Zonja e Vjetër” ishte dominuese nga fillimi, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh të dy golave.
Mbangula zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa Weah dyfishoi shifrat në minutën e 45-të.
Për të vulosur sfidën mendoi Cambiasso që shënoi të tretin në minutën e 90-të. Juventusi e nis kështu kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, ndryshe nga rivalët e Interit dhe Milanit.



