
Largimi i mundshëm i Carlo Ancelottit në fundin e sezonit i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit për ti gjetur zëvëndësuesin ideal italianit.
I preferuari i Florentino Perezit vijon të jetë Zinedine Zidane por në listë përfshihen Mauricio Pochettino dhe Julian Nagelsmann.
Përpos ndryshimit në këtë aspekt, tek ‘’ Galaktikët ‘’ nuk priten ndërhyrje gjatë merkatos së verës , pavarësisht se Jude Bellingham preferohet shumë nga drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’.
Një rikthim i ‘’ Zizous ‘’ në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sigurisht do të shkaktonte shumë entuziazëm tek kryeqytetasit, trainer i cili e reflektoi potencialin në të kaluarën me fitimin e tre Champions League, dy Superkupa Europe , dy Botërorë Klubesh , një Superkupë të Spanjës dhe dy kampionate.
Një ekipi si Real Madridi i nevojitet një trainër cilësor për të mos e humbur protagonizmin , sidomos në Champions League dhe gjatë eksperiencës në kryeqytetin spanjoll 50 vjeçari tregoi vlerat që mbart.



