Osmani: Fitorja e rëndësishme, na duhen përforcime

Osmani: Fitorja e rëndësishme, na duhen përforcime

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi minimalisht ndaj Kukësit. 

Osmani tha se fitorja është e rëndësishme, ndërsa shtoi se skuadra ka nevojë për përforcime. 

E rëndësishme në lojë është fitorja dhe 3 pikët. Mendoj se goli në fillim na ngriti në vetkënaqësi. Nuk është e mirë. Sa i përket mbrojtjes dhe sot luajtëm mirë. Pjesën e parë shumë kërcime prej mbrojtjes në sulm. Në mesfushë nuk ishim aktive. Ndodhi ajo që ndodhi në pjesën e parë.

Sot dha shenja kjo lojë që ne duam përforcime. Jemi në biseda me disa lojtarë, nuk e di kur do vijnë po janë në plane disa përforcime.

Ne pasi mbaroi gjysma e kampionatit dolëm në përfundim se na duhet në çdo repart nga 1 lojtar, mbrojtje, mesfushë dhe sulm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy