“El Clasico” e parë e sezonit fitohet nga Real Madrid, Barcelona bie në shtëpi (VIDEO)

“El Clasico” e parë e sezonit fitohet nga Real Madrid, Barcelona bie në shtëpi (VIDEO)

Real Madrid ka fituar “El Clasico”-n e parë për këtë sezon, teksa mposhti në “Camp Nou” Barcelonën me shifrat 1-2.

Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit. Rastin e parë më të mirë në këtë ndeshje e kishte Barcelona në minutën e 25-të, por Sergino Dest i vetëm me portierin Courtois, gjuajti mbi katërkëndëshin e portës, duke humbur një mundësi të artë shënimi.

Atë që nuk e bënë katalanasit, e bëri Real Madrid në minutën e 32-të, ku pas një kundërsulmi, David Alaba, gjuan bukur nga jashtë zone me të majtën dhe mposht Ter Stegen.

Në pjesën e dytë, Koeman shton forcat në sulm, duke hedhur në fushë Philipe Coutinho, në vend të Oscar Mingueza, por përsëri rreziku në portën e Courtois mungoi. Për shkak të vonesave të shumta, arbitri i katërt akordon 7 minuta shtesë dhe gjatë këtij harku kohor realizohen 2 gola.

Fillimisht Lucas Vasquez shënoi golin e dytë për Real Madridin në minutën e 4-t shtesë, por Barcelona nuk u dorëzua. Në minutën e fundit të shtesës, ishte Kun Aguero, i cili i ardhur nga stoli, ia del të shënojë golin e nderit për katalanasit pas asistit të marrë nga Dest.

Me këtë fitore Real Madrid ngjitet në krye të renditjes me 20 pikë, pas 10 javëve të para, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e 8-të me 15 pikë. Në mesjavë, skuadra e Koeman luan në transfertë ndaj Rayo Vallecano, ndërsa madrilenët presin në shtëpi Osasunën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy