Boksierit të MMA-së, Conor McGregor, është shfaqur në gjykatë në Bruklin me pranga në duar, pasi sulmoi me mjete të forta një autobus që transportonte rivalët e tij, sportistët që duelojnë për UFC 223.
Fotot e tij ku shihet i prangosur teksa del nga policia pasi qendroi nën arrest nga e enjtja dhe i drejtohet gjykatës bënë xhiron e botës.
Mediat raportojnë se McGregor akuzohet për dhunë dhe sjellje të pahijshme nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut..
Luftëtari irlandez, ylli i arteve marciale mikse, u vetëdorëzua mëngjesin e sotëm në stacionin policor 78 të Brooklinit.
"Ndaj tij do rëndojnë tre akuza, por më kryesorja është ajo për sjellje kriminale", tha një zëdhënës i NYPD për BBC Sport.
Incidenti ndodhi në Qendrën Barclays të Brooklyn, ku UFC u mblodh për të promovuar shfaqjen e së shtunës, kryesuar nga Khabib Nurmagomedov dhe Max Holloway.
UFC thotë se McGregor dhe Lobov të shoqëruar nga individë të tjerë, sulmuan autobusin.
Videot e publikuara nga policia tregojnë McGregor duke hedhur një karrige në drejtim të autobusit, duke thyer xhamin e një dritare dhe më pas kanë vijuar me ndërhyrje të mëtejshme.
UFC thotë dy luftëtarë u plagosën dhe u tërhoqën nga gara e së shtunës.
Plagë të lehta në fytyrë mori Michael Church, ndërsa sportisti tjetër i peshës së lehtë Ray Borg pësoi një dëmtim në sy.
McGregor nuk është një qytetar amerikan dhe kështu mund të mohohet hyrja e ardhshme në vend nëse dënohet për akuzat.



