Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për sfidën ndaj Italisë e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror dhe miqësoren kundër Bosnje Hercegovinës.
Për këto dy sfida tekniku i kuqezinjve ka grumbulluar 23-lojtarë.
Risitë e De Biasit në këtë listë janë mbrojtësi i Kukësit, Albi Alla, si dhe mesfushori Liridon Latifi,
Në fjalën e tij De Biasi tha se jemi këtu për tu përgatitur sa më mirë mirë për këto dy sfida të rëndësishme.



