
Edhe pse kanë kaluar disa vite Neymar Juniorit akoma vijon ti rrahë zemra për Barcelonën.
Braziliani la gjurmë tek spanjollët duke formuar një ndër tridentët më të mirë bashkë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, të cilët fituan të gjithë titujt e mundshëm.
Ylli i Santosit pretendon të jetë në nivelin optimal gjatë Botërorit të 2026-tës dhe ti shërbejë ashtu siç duhet kombëtares ‘’ Seleçao ‘’, tek e cila është një referent i padiskutueshëm.
Pa dyshim që cilësia e kampionateve në kontinentin e vjetër, sidomos atyre pesë më të rëndësishmëve bën diferencën në të shumtat e rasteve dhe i bind yjet e futbollit të rikthehen.
Presidenti Joan Laporta beson fuqimisht në rikthimin e 33 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’, i cili me eksperiencën mbi supe mund të jetë një vlerë e shtuar në skemat e trainerit Hansi Flick.
Gjithsesi, pengesa për ‘’ Los Cules ‘’ ndër vite ka qenë dhe vijon të jetë aspekti ekonomik, i cili shpeshherë e ka larguar nga arritja e objektivave.

Mirëpo prioriteti i Neymar Juniorit është përfaqësimi denjësisht i Brazilit në evenmientin më spektakolar në futboll dhe veshja përsëri e bluzës kuq e blu mund ta ndihmojë.
Ishi i Paris St Germain shpreson që negociatat të avancojnë me sukses dhe të jetë përsëri një udhëheqës i ofensivës së Barcelonës, një ndër më cilësorët aktualisht në Europë.



