
Përveç afrimeve, te Barcelona po punojnë edhe për merkaton në dalje. Trajneri Xavi i ka idetë e qarta për sezonin e ri dhe i ka kërkuar drejtuesve shitjen e pesë futbollistëve.
Bëhet fjalë për Martin Braithëaite, Samuel Umtiti, Oscar Mingueza, Riqui Puig dhe Neto. Këta lojtarë nuk janë në planet e trajnerit dhe duhet të shiten këtë verë.
Te Barcelona kanë nisur nga puna për të gjetur skuadra të interesuara për këta lojtarë, por ende mungojnë ofertat konkrete.



