Skënderbeu bie në Laç, Partizani mposht Kastriotin dhe merr kreun (VIDEO)

Skënderbeu bie në Laç, Partizani mposht Kastriotin dhe merr kreun (VIDEO)

Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme në sfidën e zhvilluar në “Selman Stermasi” përballë skuadrës kampione të Shqipërisë, Skënderbeu.

Kurbinasit fituan me meritë përballë korçarëve me rezultatin e pastër 2-0 duke dhuruar një 90-minutësh mjaft të bukur.

Autorët e golave të fitores për skuadrën e Laçit ishin Shtubina që vijon formën e tij spektakolare me fanellën bardhezi dhe Gjoni që vulosi shifrat në 2-0.

Me këtë tre pikësh Laçi renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 22-pikë, ndërsa Skënderbeu zbret në vendin e dytë me 26-pikë pasi skuadra që ngjitet në vend të parë është Partizani.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega fituan me mjaft vështirësi në transfertë përballë skuadrës së vendit të fundit Kastriotit.

Dopieta e shënuar nga Jurgen Bardhi i dha tre pikët e arta skuadrës së Partizanit që kryeson me meritë e vetme Kategorinë Superiore.

Ndërkohë, për tu vlersuar loja e skuadrës së Kastriotit që pas shënimit të golit me anë të Roxher arriti që ta vinte në vështirësi Partizanin deri në minutën e fundit të ndeshjes.

Një tre pikësh spektkolar mori dhe Teuta në trasnfertë përballë ekipit të Kamzës.

Bregdertarët morën një tjetër fitore me përmbysje duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.

Vendasit shënuan të parët me anë të Bonani, por Teuta reagoi mjaft mirë me anë të Latif, Prognit dhe Beqajt duke vulosur shifrat në 1-3.

Tashmë Teuta renditet në vendin e katërt me 21-pikë, ndërsa Kamza në vendin e 9-të me tetë pikë.

Java e 12-të mbyllen me ndeshjen e fundit që do të luhet në orën 17:00 me Flamurtarit dhe Luftëtarit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy