Gjilani ndali Ballkanin në barazim 1-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Superligën e Kosovës.
Ishte një ndeshje e bukur dhe e luftuar deri në fund, por nuk prodhoi fitues.
Gjilani kaloi në avantazh në minutën e 6-të me Rrahmanin, ndërsa një minutë më vonë Queven barazoi shifrat.
Pas dy javëve të para, Gjilani numëron dy barazime, ndërsa Ballkani një barazim dhe një fitore.



