Chelsea, gjen sulmues tek Bologna

Chelsea, gjen sulmues tek Bologna

Tek Chelsea vijon me shumë përkushtim puna për tu konsoliduar në çdo repart për të ardhmen.

 ‘’ Blutë e Londrës ‘’ mbeten një ndër rivalët më të sikletshëm në kompeticionet pjesëmarrëse dhe traineri Calum McFarlane ka filluar ti bëjë me kujdes llogaritë. 

Jonathan Rowe është shëndërruar në një prioritet për kryeqytetasit, pjesë e Bolognas. 

23 vjeçari numëron 8 gola dhe 4 asiste në çdo kompeticion me italianët i cili ka ditur ti bëjë shumë mirë detyrat e dhëna nga Vincenzo Italiano.

 Ishi i Marseilles spikat për shpejtësinë, mënyrën se si triblon dhe natyrisht finalizimin, i denjë për futbollin që luhet në Premier League. 

Një kalim në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do t’ia ndryshonte karrierën në çdo aspekt duke qenë se Chelsea në çdo sezon është një kandidat potencial për të fituar tituj.

Eksperienca në Serinë A e ka ndihmuar për të arritur në këtë nivel, edhe pse në rradhët e një ekipi të dorës së dytë si kuq e blutë. 

Todd Boehly ka reaguar menjëherë dhe është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për Jonathan Rowe, njohës shumë i mirë i futbollit anglez. 

Shifra e lartpërmendur thekson se kemi të bëjmë me një element shumë cilësor, prezenca e të cilit mund të ndryshojë funksionimin e ofensivës së Chelseat në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy