
19 vjeçari i Fulhamit Fabio Carvalho është shëndërruar në kryefjalën e talentëve të elitës . Liverpooli tentoi disa herë për ta transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’ por gjërat u komplikuan në metrat e fundit të këtij akordi dhe sipas ‘ As ‘ Real Madridi ka ndezur motorrët për ta afruar në Spanjë.
Sezonet e shkëlqyera në Londër i kanë shërbyer ‘’ Galaktikëve ‘’ për tu afruar me Fabio Carvalhon sepse e konsiderojnë një element të domosdoshëm për skemat e Carlo Ancelottit i cili ka rikthyer shpresën në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe pretendon të ndërthurë talentin me eksperiencën tek një Real që ka mbetur për disa sezone larg trofeve.
Megjithatë jemi përpara një supersfide sepse të dyja këto klube kanë nga mbrapa një histori të gjatë suksesi por parashikohet se detajet do të bëjnë diferencën për perlën e lindur në Lisbonë.
Uria për sukses dhe profesionalizmi i padiskutueshëm i Fabio Carvalhos e kanë vënë në qendër të vëmëndjes tek Liverpooli dhe Real Madridi, skuadra që ëndërrojnë të jenë protagoniste në vijimësi .
Vlera e përcaktuar nga Fulhami arrin 4 milionë eurot, e përballueshme lehtësisht nga ekipet respektive por theksi do të vihet tek negociatorët më të shkathët dhe sidomos tek perspektiva e të ardhmes së talentit nga Lisbona .



