Corona fiton garën e hipizmit (VIDEO)

Corona fiton garën e hipizmit (VIDEO)

30 kalorës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë pjesë në garën e hipizmit të zhvilluar në bregdetin e Darëzezës në Fier. Të pasionuarit pas kërtij sporti kanë ndjekur garën që u fitua nga kali me emrin Korona, me një kohë prej 1 minute e 21 sekonda në 1500 metër. Medi Sinani, kalorësi nga Kosova, është fituesi i garës.

Ndërkohë, në garën miqësore ka fituar sërish Luna e ekipit shqiptar. Që të 12 kalorësit përshkuan një gjatësi prej 20 km.

Përveç kuajve arabë, në garë marrin pjesë edhe kuaj të racave të tjera, ndonëse në kushte jo shumë të përshtatshme.

Adhuruesit dhe mbështetësit e sportit të hipizmit kërkojnë nga Federata Shqiptare vetëm mbështetje në infrastrukturë, pasi problemet financiare i përballojnë me te ardhurat e tyre. Garuesit kërkojnë prezencë të një stafi mjekësor dhe një autoambulancë pasi gjatë aktiviteteve mund të ndodhin incidente.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy