Sezoni 2022-2023 i Serie A do të fillojë më herët se vitet e kaluara. Sipas asaj që zbulojnë mediat italiane, edicioni i ardhshëm do të startojë të shtunën e 13 gushtit.
Skuadrat e elitës në Itali, do të zbresin në fushë një javë më herët, në ndryshim nga sezonet e kaluara.
Ky vendim është marrë për shkak të Botërorit, që do të zhvillohet në muajin nëntor në Katar. Gjithashtu mediat italiane zbulojnë se Serie A do të jetë pushim nga 13 nëntori deri në fillim të janarit dhe do të përfundojë më 4 qershor, për shkak të Botërorit.



