Dybala ia siguron fitoren Juventusit kundër Lazios në Dybala në "frymën e fundit"

Dybala ia siguron fitoren Juventusit kundër Lazios në Dybala në "frymën e fundit"

Dybala është rikthyer në fushën e lojës, së bashku me golin.

Ka mjaftuar një gol i sulmuesit argjentinas në "frymën e fundit" përballë Lazio që i ka mjaftuar Juventusit për të marrë 3 pikë të rëndësishme në transfertën e Romës.

Bardhezijtë mundën minimalisht 1-0 Lazio dhe goli i vetëm i takimit u shënua nga argjentinasi Dybala, i cili shënoi vetëm 20 sekonda para fishkëllimës së trefishtë të kryesorit Banti.

Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, por 120 minutëshi i luajtur në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë përballë Milanit duket se i kushtoj Lazio-s, me të besuarit e Simone Inzaghi që vetëm prisnin mbylljen e takimit. Por kur gjithçka u duk se do të mbyllej në paqe, ishte argjentinasi Dybala që prishi ekuilibrat. 

24 vjeçari mori një aksion individual dhe pasi i rezistoj ndërhyrjes së Lucas Leiva lëshoj një të majtë që u stampua në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Strakosha. 

Me këtë fitore bardhezinjtë janë hakmarrë ndaj Lazios për atë humbje të fazës së parë. Që prej 9 dhjetorit të vitit të kaluar, Juventusi koleksionon vetëm fitore në Serie A dhe kjo ndaj Lazios ishte e dhjeta radhazi.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e teknikut Alegri pret e qetë rezultatin e takimit së orës 20:45 mes Napolit dhe Romës, Kjo fitore i pozicionon të dytët, -1 nga napoletanët dhe 1 ndeshje të prapambetur, pikërisht atë ndaj Atalantës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy