Neymar dëshiron qëndrimin tek Paris St Germain

Neymar dëshiron qëndrimin tek Paris St Germain

Në merkaton e verës priten ndryshime tek Paris St Germain dhe pas Lionel Messit emri më i përfolur për ti dhënë lamtumirën kryeqytetasve është ai i Neymar Juniorit. Mirëpo sipas spanjolles ‘ As ‘ objektivi i sulmuesit lidhet me qëndrimin në ‘’ Parque de Prince ‘’ të paktën edhe për një sezon tjetër për arsyen e thjeshtë se ishi i Santosit do të ketë më tepër hapësira, sidomos pas largimit të sulmuesit argjentinas tek Inter Miami dhe pikpyetjeve për qëndrimin e Kylian Mbappes. Në pjesën e dytë të sezonit 31 vjeçari është kritikuar për arsye të dëmtimeve të shpeshta por gjithsesi fakti se është një ndër më të paguarit tek Paris St Germain mund të rezultojë një shtysë për të qëndruar më gjatë tek kampionët në fuqi të Ligue 1. Neymar Junior do të jetë një ndër emrat më të përfolur gjatë periudhës së transferimeve por fakti se drejtuesit e Paris St Germain besojnë tek potenciali i yllit të ‘’ Seleçaos ‘’ duke bashkangjitur edhe deklaratën e tij të bëjnë të kuptosh se do të vijojë eksperiencën me gjigandët e Francës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy