Futbollisti kroat, 27 - vjeçari Dejan Lovren sipas mediave britanike është tradhëtuar nga gruaja e tij, Anita, dhe kjo ka qenë edhe aryseja pse nuk u aktivizua në gjatë Kampionatit Europian, Francë 2016. Sipas tabloidëve britanikë mbrojtësi i Liverpool-it ka humbur betejën për të rifituar dashurinë e gruas së tij përballë një tjetër kroati, që për habinë e të gjithëve si profesion bën druvarin. Bëhet fjalë për 26 - vjeçarin Dario Tobiç, një mik i vjetër i nënës së dy fëmijëve të yllit të Liverpool-it.
Paraja nuk influencon në dashuri. Këtë fakt e vërtetojnë dhe shifrat e publikuara nga The Sun. Sipas kësaj të fundit druvari Dario ka një pagë prej 200 paundësh në muaj, ndërsa futbollisti top-class Lovren shpërblehet për performancën e tij në fushën e blertë me 65 mijë paund në javë.
The Sun gjithashtu konfirmon dhe frikën e tifozerisë kroate se Lovren e braktisi kombëtaren në prag të një divorci me gruan, me shpresën për t’i rifituar zemrën duke përdorur “kartën” e pushimeve romantike. Nga ana tjetër Dario e ka vizituar fshehurazi bashkëshorten e Lovren jo vetëm në Zagreb por edhe në Liverpool, në një nga hotelet luksoze të qytetit. Hapi tjetër i kësaj tragjedie për mbrojtësin e kuq ishte braktisja e familjes nga ana e Anitës dhe kthimi I saj në Kroaci gjatë muajit mars të këtij viti, për të kërkuar më pas divorcin.
Gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë për futbollistin nuk kanë munguar spekulimet nga ana e mediave dhe sportdashësve ndërsa gjendjen e tij të rrënuar emocionale e ka shprehur edhe vet tekniku i Liverpool-it, Jurgen Klopp kur mori detyrën një vit më parë: “Kur erhda këtu e pashë në sytë e tij që nuk ndodhej në situatën më të mire të mundshe”.



