Meta nderon sportistet e qitjes për rezultatet në kampionatet europiane

Meta nderon sportistet e qitjes për rezultatet në kampionatet europiane

Presidenti Ilir Meta ka nderuar sot sportistet  Elisabeta Karabolli, Diana Mata, Emanuela Kola, Ermira Dingu e Lindita Zeqo për rezultatet në Kampionatet Europiane.

“Kënaqësi e veçantë të nderoj personalitete kaq të shquara të sportit të qitjes, zonjat e nderuara Elisabeta Karabolli, Diana Mata, Emanuela Kola, Ermira Dingu e Lindita Zeqo, të cilat në një periudhë izolimi dhe mjaft të vështirë të Shqipërisë, falë rezultateve të larta dhe arritjeve të jashtëzakonshme, e ngritën Flamurin Kombëtar mbi flamujt e tjerë në Kampionatet Europiane, duke u shndërruar në burim të përhershëm krenarie kombëtare dhe zgjimi vetëbesimi, për të qenë të parët, jo vetëm në sport por në të gjitha fushat e jetës”, shprehet Meta.

Po ashtu Meta shton se “me punën, talentin dhe rezultatet e larta, ato kanë kontribuar edhe në rritjen e imazhit të vajzës dhe të gruas shqiptare, duke e çuar atë në podiumet më të rëndësishme të sportit botëror. Sporti i qitjes ka qenë e vazhdon të mbetet një nga krenaritë më të mëdha dhe më të larta të sportit shqiptar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy