Juventus tërhiqet për Haaland

Juventus tërhiqet për Haaland

 Pretendimet e paluhatura të Borussia Dortmundit për shitjen e Erling Haaland po fillojnë ta zbehin pak e nga pak interesin e skuadrave të mëdha . Sipas ‘ Tuttosport ‘  është Juventusi që  nuk ka mundur të vijojë këmbnguljen për 21 vjeçarin për arsye të kërkesave të larta të agjentit  Mino Raiola .  Faktikisht  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk mund të konkurrojë me gjigandët e Europës  në aspektin ekonomik dhe drejtuesit e tyre kanë konsideruar se rruga më e vlefshme është sprapsja nga ky operacion.  

Largimi i Cristiano Ronaldos nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ i ka vënë në lëvizje torinezët të cilët janë duke studiuar alternativat e përshtatshme për të zëvëndësuar portugezin dhe tashmë i duhet ta përqëndrojnë vëmëndjen tek lojtarë me një kosto më të ulët .Vendimi i bardhezinjve sigurisht që i ka ardhur përshtat Real Madridit që konsiderohet më i favorizuari për sulmuesin e  ‘’ Verdhezinjve ‘’ .

Në të kaluarën ish kampionët e Serisë A ishin fare pranë firmosjes me  Erling Haaland që asokohe aktivizohej tek  Molde  por ky operacion nuk arriti në një fund të lumtur , fakt për të cilin drejtori sportiv Fabio Cherubini ndihet mjaft i penduar :

“ Fatkeqësisht nuk e arritëm këtë objektiv . Kishim nisur një projekt shumë ambicioz në lidhje me ekipet inferiore dhe Erling Haaland ishte një alternativë interesante por kjo nisëm  mori një tjetër rrjedhë dhe nuk arritëm aty ku deshëm ‘’, përfundoi Fabio Cherubini.  

Në të tashmen ishi i Salzburgut i ka thyer të gjitha parashikimet me statistikat bombastike dhe ka impresionuar çdo ekip të njohur  . 

Fillimi i sezonit evidenton se  Erling Haaland-in  e pret një e ardhme e shkëlqyer për arsye se 6 gola në 5 ndeshje theksojnë se mund të regjistrojë  të tjera rekorde .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy