Klopp: Salah do rikthehet tek Egjipti nëse shkojnë në finale

Klopp: Salah do rikthehet tek Egjipti nëse shkojnë në finale

Mohamed Salah, pësoi një dëmtim gjatë grumbullimit me Egjiptin, në Kupën e Kombeve të Afrikës. Sulmuesi shkaktoi panik te kombëtarja e tij, por edhe te klubi i Liverpool, me këta të fundit që vendosën ta rikthejnë, për tu rikuperuar.

Për këtë foli edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili deklaroi se në rast se Egjipti shkon në finale, Salah do të jetë atje, nëse është rikuperuar.

Liverpooli dhe Egjipti duan të njëjtën gjë, domethënë që Salah të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai u kthye këtu jo sepse ne donim ta largonim nga Egjipti, por për t'i ofruar atij kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm. Të gjithë jemi dakord që nëse Salah është në formë dhe Egjipti shkon në finale, ai do të jetë atje.

Akti final i Kupës së Kombeve të Afrikës do të mbahet më 11 shkurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy