Newcastle përcakton klauzolën për Bruno Guimaraes

Newcastle përcakton klauzolën për Bruno Guimaraes

Performanca e Bruno Guimaraes me Newcastle United deri në këto momente ka rezultuar e një niveli shumë të lartë , lojtar që është shëndërruar në një pikë referuese tek anglezët. Së fundmi kanë qarkulluar zërat për një largim të mundshëm nga ‘’ St James Park ‘’ në një të ardhme të afërt duke qenë se një ndër pretendentët e brazilianit Real Madridi. Përballë kësaj situate, drejtuesit e Newcastles menjëherë kanë reaguar duke deklaruar se pretendojnë 100 milionë euro për largimin e ishi-t të Lyonit. Pretendimi i tyre konsiderohet një strategji për t'ia mbyllur derën kandidatëve, për të cilin tashmë është menduar edhe rinovimi i kontratës . Deri në këtë moment Bruno Guimaraes është aktivizuar në 62 sfida , ka shënuar 10 gola, shtuar edhe 6 asiste për shokët e skuadrës. Investimi i bërë në të kaluarën nga bardhezinjtë prej 42 milionë eurosh është justifikuar plotësisht, duke i kaluar pritshmërite tek një skuadër e cila pretendon të shëndërrohet në një ndër më cilësoret në Premier League dhe në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy