Real Madridi : Çmenduri për Reece James

Real Madridi : Çmenduri për Reece James

Plani i Real Madridit për merkaton ka filluar prej kohësh tashmë dhe një ndër shqetësimet kryesore të Carlo Ancelottit është krahu i djathtë i mbrojtjes.

Me Alvaro Odriozolan të huazuar tek Fiorentina , përveç Dani Carvajalit , shumë herë madrilenët kanë  eksperimentuar me Lucas Vazquez në këtë pozicion duke arritur në konkluzionin se gjatë merkatos së verës duhet të jetë një ndër prioritetet për ta filluar pa probleme sezonin 2022-2023.

Prej kohësh po ndiqet  Reece James që po shkëlqen tek Chelsea sepse  i ka kuptuar shumë shpejt idetë e Thomas Tuchelit duke i dhënë një garanci në prapavijë  dhe sipas gazetarit  Ekrem Onur,  ‘’ Los Merengues ‘’ kanë vepruar me shpejtësi në lidhje me këtë çështje jetike duke ofruar 70 milionë euro për anglezin .

22 vjeçari vijon të mbështetet fuqimisht në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe traineri gjerman e konsideron një lojtar të domosdoshëm në 11-she, fakt që mund ta ndërlikojë misionin e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe përveç kësaj , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do ta analizojnë me detaje këtë histori sepse nënkupton fuqizimin direkt të një kundërshtari të mundshëm në Champions League në të ardhmen.

Pavarësisht se gjigandët e  Premier Leagues janë në një periudhë tranzicioni për shkak të problematikave të kohëve të fundit, mbeten një rival tejet i respektuar dhe i frikshëm në kontinentin e vjetër, të cilët fatkeqësisht nuk mundën ta mbronin trofeun e fituar në sezonin e shkuar në një supersfidë britanike kundër Manchester City-t pasi u mposhtën nga klubi me më shumë Champions League në historinë e futbollit. 

Reece James përveç efektivitetit në prapavijë ka treguar se është një lojtar i guximshëm drejt ofensivës dhe kontributin e dhënë e ka shoqëruar edhe me  6 gola në 31 sfida dhe për ‘’ Los Blancos ‘’ konsiderohet ideal për të nisur revolucionin në anën e djathtë të mbrojtjes i cili po pritet prej kohësh në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy