Partizani do të luajë në turin e parë në Conference League, ndaj Marsaxlokk, sfidë e planifikuar për tu luajtur më 11 korrik.
Klubi i kuq, ka bërë të ditur, se kjo përballje do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Shkak për këtë largim nga kryeqyteti, është bërë gjendja e rënduar e fushës në “Air Albania”.

NJOFTIMI I KLUBIT:
Klubi zyrtarizon stadiumin "Elbasan Arena" si impiantin që do të mirëpresë takimin Partizani - Marsaxlokk i vlefshëm për raundin e parë të Uefa Europa Conference League.
Ndryshimi i axhendës së kësaj përballje ka ardhur si pasojë e gjendjes shumë të rënduar të fushës së stadiumit "Air Albania" që nuk ofron kushtet e përshtatshme për zhvillimin e ndeshjes.
Përballja Partizani - Marsaxlokk do të luhet në stadiumin "Elbasan Arena" datë 11 korrik ora 20:00.



