Atletico dështon për Robin Gosens

Atletico dështon për Robin Gosens

 Suksesi i Atletico Madridit  në Primera Division nuk është reflektuar ashtu siç duhet në merkato .  ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk kanë mundur të transferojnë Robin Gosens në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , objektiv i hershëm i kryeqytetasve .

 Diego Simeone e konsideronte shumë të vlefshëm për krahun e majtë të mbrojtjes për arsye se ka bërë një punë për tu duartrokitur me Atalantën dhe me Gjermaninë por ‘’ Los Rojiblancos  “ nuk i kanë përmbushur kërkesat e drejtuesve të bergamaskëve të cilët kërkonin 50 milionë euro për 27 vjeçarin , shifër e papërballueshme nga kampionët në fuqi të La Ligas. Aktualiteti mbetet tepër favorizues për ishi-n e Heracles Almelo sepse është një ndër anësorët më të mirë në qarkullim ,arsye e mjaftueshme për tu pretenduar nga gjigandët spanjollë .  

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio  i  ashtuquajturi ‘’ El Cholo ‘’ ka në dizpozicion vetëm brazilianin Renan Lodi  dhe pas këtij hapi të dështuar do të ketë një punë të vështirë përpara  sepse do ti duhet të përshtasë lojtarë të cilët nuk i përkasin këtij pozicioni.

Megjithatë duke patur parasysh se është një ndër figurat më të rëndësishme të trainingut me shumë gjasa do ti gjejë zgjidhje këtij pozicioni për të evituar problemet e mundshme  .

 Aktivizimi i Yannick Ferreira Carrascos i ka dhënë rezultate 51 vjeçarit por nuk është një garanci absolute për sezonin i cili parashikohet se do të jetë shumë i luftuar  dhe me të papritura .  Me qëndrimin në ‘’ Gewiss Stadium ‘’ Robin Gosens ka treguar besnikëri ndaj ‘’ La Deas ‘’ me të cilën ka zhvilluar sezone shumë të suksesshme .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy