
E diela ka qenë një ditë e shënuar për futbollin anglez dhe jo vetëm. Kjo pasi më në fund në stadium janë rikthyer tifozët edhe pse me një numër të limituar.
Ndeshja finale e FA Cup mes Manchester City-t dhe Tottenham në “ëembley” është ndjekur nga 8 mijë tifozë. Një detaj që i ka shtuar elementin thelbësor futbollit pavarësisht se ndeshja prodhoi vetëm një gol.
Trofeun më të vjetër të këtij sporti e fitoi City, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.



