Dortmund: Tre objektiva tek Reali dhe Barcelona

Dortmund: Tre objektiva tek Reali dhe Barcelona

Prej shumë sezonesh Borussia Dortmundi nuk ka mundur të gjejë dot taktikat e duhura për të luftuar për fitimin e Bundesligës , kampionat të cilin Bayern Munchen e ka dominuar totalisht duke regjistruar gjithashtu një rekord historik .

Por ‘’ Verdhezinjtë ‘’ nuk pranojnë të dorëzohen dhe i mbajnë të ndezura shpresat për të ulur nga froni bavarezët dhe do ti përqëndrojnë forcat në merkato . Gjermanët janë ndalur në Spanjë , tek Reali dhe Barcelona .

Objektivi kryesor  është  Ter Stegen . Gjermani ka humbur shumë pikë tek katalanasit dhe drejtuesit e Borussia Dortmundit  e konsiderojnë zëvëndësuesin ideal  të Roman Burkit . Me 29 vite mbi supe dhe një eksperiencë për tu vlerësuar , nuk përjashtohet mundësia për tu ripërshëndetur me Bundesligën .

Pas tij është Luka Jovic  . Serbi e njeh shumë mirë këtë kampionat sepse kaloi  momente të mrekullueshme tek Frankfurti dhe më pas vendosi për Real Madridin . Megjithatë ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nuk i ka sjellur fat 24 vjeçarit sepse është aktivizuar shumë pak nga Carlo Ancelotti duke ia bërë gati të pamundur vijimin me  ‘’ Galaktikët ‘’.

Prioriteti i tyre është rikthimi në skuadrën e dikurshme  dhe për këtë objektiv kanë vënë prej kohësh në shënjestër Erling Haaland për të cilin lufton gjysma e Europës.  Lista mbyllet me Riqui Puig . 

Mesfushori nuk ka mundur të avancojë fillimisht  me Ronald Koeman në stol dhe aktualisht me Xavi Hernandez.  Spanjolli vijon të jetë i paqartë për të ardhmen në Katalunjë  dhe opsioni që po analizon Barcelona është huazimi i 22 vjeçarit.

Meqenëse  nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme tek gjigandët e La Ligas , transferimi në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ mund të jetë zgjidhja për të ardhmen e Riqui Puig sidomos duke ditur se ajo e Jude Bellingham mbetet skeptike .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy