Xhixho: Kolela u kritikua, por skuadrat e kampionatit nuk kanë diferenca

Xhixho: Kolela u kritikua, por skuadrat e kampionatit nuk kanë diferenca

Gazetari Pano Xhixho, thotë se në kampionatin shqiptar nuk ka diferenca të mëdha mes skuadrave.

Xhixho deklaroi se koha po i jep të drejtë trajnerit të Partizanit, i cili disa javë më parë tha se nuk do të ketë një skuadër që të vrasë kampionatin.

Kur e tha Kolela që kampionati nuk do ketë një skuadër që ta vrasë, u kritikua, por historia këtë ka treguar. Nuk ka diferenca mes skuadrave. Nëse nuk i njeh dy skuadra, nuk e kupton se kush është për titull dhe kush është për mbijetesë. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi ngremë në qiell një skuadër dhe pas 5 ditësh flasim për krizën e tij. Më mirë të analizojmë ndeshjet, sesa kampionatin.

Në lidhje me shkarkimin e trajnerit Josa nga Vllaznia, Xhixho tha se pankina e shkodranëve ka presion shumë të madh.

Kjo ka ndodhur edhe sezonin e kaluar te Vllaznia. Pas Brdaric e mori Plori dhe më pas Josa kthehet dhe merr Kupën e Shqipërisë. Ky sezon ka një ndryshim. Këtë vit Vllaznia ka bërë afrime të rëndësishme, si Balaj në janar. Këtë vit duhet titulli. Edhe pankina e Vllaznisë ka një presion shumë të madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy