Sfida me Dinamon, Shehi: Tirana, e motivuar për të përmbysur rezultatin

Sfida me Dinamon, Shehi: Tirana, e motivuar për të përmbysur rezultatin

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Dinamon në Kupë. Në sfidën e parë, bardheblutë u mposhtën 2-0 dhe për ndeshjen e nesërme, Shehi thekson se skuadra është e motivuar për të përmbysur rezultatin. 

“Janë dy kompeticione të ndryshme, kemi ndeshjen e dytë. Në ndeshjen e parë kemi bërë 45 minuta jo të mira, më pas ndryshuam fytyrë. Kemi një ndeshje nesër për të përmbysur rezultatin.Motivimi për të kaluar turin është, por të shohim se çfarë do të prodhojë fusha. Na duhet shumë punë për të përmbysur rezultatin, me këtë impenjim dhe mentalitet, duhet të fitojmë ndeshjen, më pas të mendojmë të përmbysim rezultatin 2-0.

Kemi pasur një javë të plotë, sot na është bashkuar Ismajlgeci. Seferi ka luajtur me Kombëtaren, kemi probleme me Xhixhën. Nuk është në 100%, të shohim në seancën e fundit. Na mungon edhe Hoxhallari për arsye kartonësh.

Ne duam të shkojmë sa më gjatë, duam të fitojmë trofeun. Është e pavend të flasim për kampionatin, të fokusohemi te Kupa, na pret një ndeshje. Nesër kemi ndeshjen e Kupës, do të impenjohemi maksimalisht, do të hedhim në fushë forcat tona. Më pas është ndeshja me Kukësin, kemi kohë për t’u rikuperuar.”, u shpreh Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy