Baku: Na pret një kampionat i fortë, ja skuadrat që do të spikasin (VIDEO)

Baku: Na pret një kampionat i fortë, ja skuadrat që do të spikasin (VIDEO)

Ervin Baku, gazetar sportiv në Radio Tirana 1, parashikon një kampionat të fortë këtë sezon. Në studion e MCN Informacion, ai tha se pret përballje plot emocion, ndërsa veçoi Dinamon, Elbasanin dhe Vllazninë si dy skuadrat më të spikatura. 

 

Një kampionat i fortë. Ka investime nga të gjitha skuadrat, nga Flamurtari, Dinamo, Teuta, Egnatia, janë dy javët e para. Të gjitha skuadrat kanë luajtur nga dy takime. E shikoj si kampionat të fortë dhe çdo javë do të ketë ndeshje të tilla. 

 

Pashë një Elbasan shumë të bukur. E fus Elbasanin te ato 4-5 skuadra pretendente për Final 4, duke pasur parasysh se ka edhe një nga trajnerët më të mirë. 

 

Me kaq sa kam parë, duke parë një Dinamo solide në kupat e Europës me një dozë vetëbesimi, e shikoj atë si pretendente. Kam parë një Vorë shumë të bukur që prodhon futboll të mirë, kam parë Vllazninë që edhe pse u mund 3-1 u kujtua shumë vonë për të hyrë në lojë. 

 

Deri tani shikoj Dinamon, Elbasanin dhe Vllazninë. Por është shumë herët për të dhënë konkluzione. Është e sigurt se do të jenë pesë skuadra për katër vende. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy