Jadon Sancho ishte një nga lëvizjet më të bujshme në vitin 2021, kur u largua nga Borussia Dortmund dhe firmosi me Manchester United. Këta të fundit paguan plot 85 milionë euro për sulmuesin.
Megjithatë përplasja e fundit e Sancho me trajnerin Ten Hag, ka bërë që lojtari të dalë jashtë planeve të skuadrës angleze.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Dortmund. Sipas “Sky Deutschland”, drejtuesit e klubit gjerman, kanë kontaktuar homologët e tyre anglezë, për një huazim të mundshëm të sulmuesit 23-vjeçar.
Sancho kërkon të rikthehet te Dortmund dhe po shtyn për tu arritur një marrëveshje huazimi deri në verë.
Sulmuesi kërkon të jetë në Europianin e verës dhe për këtë arsye, dëshiron të rikthehet në Bundesligë, aty ku kishte edhe shkëlqimin e tij ne fanellën verdhezi.



