
Nevil Dede, ish-trajner i Tiranës, thotë se faza e fundit e kampionatit nuk rezervon asnjë ndeshje të lehtë. Sipas tij tani nuk mund të konsiderohet më e 'fituar' as kundër Apolonisë ose Skënderbeut, që tani në fund është futur fort në garën për mbijetesë. Në emisionin Skaner në MCNTV Dede shton se ka edhe një supersticion përsa i përket skuadrës që mund të fitojë titullin.
"Ekipet që pretendojnë titullin tani nuk duhet të llogarisin kundërshtarin. Në çdo ndeshje duhet të futen për fitore. Kush ka luajt kundër Apolonisë dhe Skënderbeut deri më tani kanë marrë nmjë hov, por tani nuk është ashtu.
Unë kam konstatuar se kush është ngjitur në krye deri më tani ka humbur pastaj terren. Vllaznia ka bërë kështu, Laçi po dhe mbetet për t'u parë Teuta. Partizani s'e ka bërë kurrë dhe mund ta ketë ruajtur tani në fund. Gjithsesi duhet thënë se nuk ka shumë kohë, ndryshe nga më herët,”-u shpreh Dede.



