
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, gazetari Pano Xhixho, deklaroi se Partizani mund ta luajë ndeshjen me Bylisin, në stadiumin e ri.
Xhixho deklaroi se po punohet, që ndeshja e fundjavës të luhet me drita, ndërsa shtoi se ceremonia për stadiumin, do të bëhet në dhjetor në ndeshjen me Kukësin.
Nuk është ende zyrtare, që Partizani do e luajë ndeshjen në shtëpinë e re. Po punohet shumë. Po vendoset stolat VIP dhe të futbollistëve. Te Partizani duan ta zhvillojnë ndeshjen me drita. Nuk do ketë ceremoni të veçantë. Kjo do të jetë në muajin dhjetor, ndaj Kukësit. Mund të zhvillohet ndeshja Partizani-Bylis në stadiumin e ri. Po punohet që ndeshja të jetë me prozhektorë.



